Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njoftoi se kjo parti ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pasi siç thotë ai ka pasur ofendime nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila. “Së bashku me nënkryetarin e Kuvendit lëshuam mbledhjen e Kryesisë për shkak të ofendimeve që vijnë nga zonja Kusari e cila përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje. Zonja Kusari është e fundit që ka deficite të mëdha morale që deputetëve të opozitës me iu thënë se më shumë ngjasojnë më banda se me deputetë”, u shpreh ai. “Paaftësia e tyre me ecë për zhvillim po i shtynë ata me i ndalë temat e partive opozitare. Ritëm shumë i dobët dhe i ngathët po ndodhë në vendin tonë që tregon paaftësi të ministrit dhe kryeministrit. Bojkoti nuk është praktikë e jona. Kësaj Qeverie mund t’i konvenojë kjo zhurmë e rrëmujë që mos të kujtohet pagesa e energjisë elektrike për qytetarët në veri”, theksoi Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …