Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se premtimet e Qeverisë Kurti në aspektin ekonomik janë më shumë se ambicioze. Hamza, që është ekonomist me profesion, thotë se kryeministri Kurti ka bërë një program të cilin vështirë mund ta realizojë. Ai ka deklaruar se me këtë rritje ekonomike që ka Kosova është e pamundur që të përfundojnë investimet e premtuara nga Qeveria, duke shtuar tutje se vendit do i duhet të futet më tej në borxh publik dhe më pas në krizë të thellë financiare. Tutje Hamza thekson se zgjidhja e vetme do të jetë rritja e tatimeve mbi qytetarin.