Kryetari Begaj, bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve të Koshares

Kryetari Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, z.Ahmet Morina, të shoqëruara edhe nga familjarë të dëshmorëve të Komunës së Malishevës, të rënë në Koshare, të martën kanë bërë homazhe, me rastin e 17 vjetorit të të rënëve në Koshare.

Beteja e Koshares, që njihet si njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, të thyerjes së kufirit me Shqipërinë, krahas shumë luftëtarëve të lirisë nga i tërë vendi, kishte edhe luftëtarë nga Komuna e Malishevës. Në këtë betejë, në altarin e lirisë, ranë për të mos vdekur kurrë, edhe katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës.

“Respekti, nderimi dhe meritat, ju takojnë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë, andaj ne e kemi obligim, që në përvjetorët e rënies, ti nderojmë, të gjithë dëshmorët e kombit, pasi falë gjakut të tyre, ne sot gëzojmë lirinë dhe shtetin tonë të pavarur”, tha me këtë rast, kryetari Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …