Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla ia përshkruajnë vetvetes aksionin për zbulimin e drogës në Lypjan

Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla ia përshkruajnë vetvetes aksionin për zbulimin e drogës në Lypjan

Aksionin e bashkërenduar të Prokurorisë, Policisë në bashkëpunim me organet përkatëse në Shqipëri dhe në Itali po mundohet ta përvetësojë ministri i Brendshëm, Xh. Sveçla, i cili ka shkruar  “pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më strehë e kriminelëve, duke lënë të kuptohet se ish qeveritë e Kosovës për më shumë se 22 vite paskan qenë strehë për kriminelët dhe tani që ai është ministër, do të prish këto “çerdhe”. Ky ministër i njohur për prepotencë dhe arrogancë,  ka paraqitur  një pasuri milionëshe në deklarimin e pasurisë,  ndërsa kolegët e tij ministra përditë po enden nëpër organet e drejtësisë për abuzim dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare e vepra të tjera penale. Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, e cila aktualisht ndodhet para organeve të drejtësisë e akuzuar për vepër penale, të konsumuar para pesë viteve, ka deklaruar se e ka  autorizuar këtë çështje penale, sipas kompetencave që i jep me ligj për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Megjithatë  ajo ka falënderuar autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie të drogës, ditë më parë në Lypjan. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …