Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: AAK-së po iu bashkohen të rinjtë, ndërsa të pa përkushtuarit po lirohen nga kjo parti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se personat të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të jenë plotësisht të përkushtuar në partinë që ai drejton po lirohen nga përgjegjësitë që kanë. Përmes një njoftimi për media thuhet se fokusi i AAK-së është i orientuar për zgjedhjet komunale në vend. Sipas njoftimit, Haradinaj ka thënë se ndjehet i lumtur që kësaj partie është duke iu bashkuar brezi i të rinjve. “Koha në të cilën po veprojmë, është kohë e sfidave të mëdha dhe kërkon vullnet, përkushtim e guxim për punë. Jam tejet i lumtur që Aleancës po i bashkohet një brez i tërë i të rinjve, ta gatshëm të përballen me sfidat e garës politike në të gjitha nivelet. Kjo garë, rezultatin e parë do ta jap në zgjedhjet komunale, do të vazhdojë me zgjedhjet e rregullta të brendshme në Parti, në pranverën e vitit që vjen, si dhe në zgjedhjet parlamentare të ardhshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim. Ndryshe, ish zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Magbule Sadri – Shkodra ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …