Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar për kapjen e 400 kilogramëve kokainë në Kosovë. Ajo ka shkruan se kapja e drogës ditën e djeshme erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe SHBA-ve. Diplomatja amerikane tha se në aksion kanë luajtur rol të madh edhe Agjencia Federale e Anti-Drogës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DEA), si dhe Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri të njohur (SPAK).
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …