Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj takohet me liderët e tjerë opozitar, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj takohet me liderët e tjerë opozitar, kryetarin e LDK-së dhe AAK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj. Hoxhaj, ka bërë të ditur se në këto takime është diskutuar për dialogun dhe një listë të temave në të cilat mund të bashkëpunojë opozita. “Me të dy kam pasur takime jashtëzakonisht të mira. Ne mbi të gjitha e shohim të rëndësishme të bashkëpunojmë me secilin subjekt politik, në të mirë të Kosovës. Fillimisht do ta shohim sa serioz janë Qeveria dhe pastaj kolegët tanë në opozitë”, ka thënë Hoxhaj Ai po ashtu tha se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij duhet ta sjellë një platformë për dialogun në Kuvend të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …