Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi

Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi është pezulluar nga detyra. Përmes një postimi në rrjetin social, Sallahu ka thënë se kanë pranuar sot vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë. “Sot, kemi pranuar vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për pezullimin nga detyra të z. Nehat Thaçi – Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së”, shkruan Sallahu. Tutje, Sallahu ka shtuar se do të presin ftesat e Këshillit për të prezantuar fakte për kërkesën që Thaçi të shkarkohet nga pozita e tij. “Ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së”, shkruan Sallahu.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …