Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, do të mbahet konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas një njoftimi në faqen zyrtarë të Dhomave të Specializuara konferenca pritet të filloj në orën 11:00 dhe ajo mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë. Katër krerët e lartë të UÇK-së akuzohen se si drejtues të luftës, kundër regjimit vrastar të Millosheviqit, gjoja kishin kryer krime kundër njerëzimit. Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2o2o kur ishin arrestuar në mënyrë spektakolare nga Policia e EULEX-it, duke u bastisur edhe shtëpitë, duke u konfiskuar libra e shënime dhe materiale të ruajtura në kompjuterë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …