Dhuna ne Shkolle

Publikohet, “Identifikimi i indikatorëve shumëdimensionalë të ndërlidhur me dhunën në Institucionet Arsimore Parauniversitare në Kosovë”

 Publikimi i Departmentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” prezanton gjetjet e studimit nacional hulumtues, të realizuar përgjatë viteve 2015-2017, nga Departamenti i Psikologjisë, Universitetit të Prishtinës, Hasan Prishtina. Pjesëmarrëmarrës në hulumtim ishin gjithësej 12167 nxënës të shkollave të mesme të ulëta publike të klasave 6-9, në 100 shkolla publike të Kosovës nga 14 komunat e Prishtinës, Ferizajit, Gjilanit, Fushë Kosovës, Dragashit, Junikut, Vushtrrisë, Pejës, Han i Elezit, Suharekës, Podujevës, Lipjanit, Vitisë dhe Kamenicës. Në mostër totale janë përfshirë 20% të nxënësve nga numri total i nxënësve në komunat përkatëse që e bënë studimin ekzistues një nga më tëmëdhenjt të realizuar në vendin tonë. Gjetjet kryesore të studimit janë:

-Sipas gjetjeve të këtij studimit, konstatohet se në Kosovë, dhuna në shkolla adresohet në bazën ligjore ekzistuese në vend, dhe se ka pasur përpjekje të institucioneve të vendit, që këtë dukuri ta adresojnë përmes strategjive nacionale, kodeve etike, dhe programeve parandaluese të realizuara nga institucione publike, organizata ndërkombëtare dhe vendore. Sidoqoftë, deri më sot nuk ekzistojnë raporte vlerësuese të cilat matin zbatueshmërinë e ligjeve, politikave ekzistuese, dhe programeve parandaluese, ose efikasitetin e tyre në praktike.

-Në përgjithësi, shumica dërmuese e nxënësve mendojnë se mësimdhënësit i mbrojnë nxënësit (86.9%) dhe i ndihmojnë nxënësit (86.4%). Po ashtu, shumica e nxënësve ndihen të sigurt dhe të mbrojtur (81.6%) dhe mendojnë se shkolla është e sigurt dhe të mbrojtur (80.8%).

– Sa u përket formave më të shpeshta të dhunës fizike të raportuar të jenë përjetuar nga nxënësit janë si vijon: kapje/shtyrje e qëllimshme (44.9%), rrahje me grushte (23%), marrje e gjërave me forcë (18.7%), rrahje me grushte që t’i lëndojnë (17.6%), janë goditur me mjete të forta dhe lënduar (14.1%), janë kacafytur dhe lënduar (13%), kanë përfunduar në spital (4.1%) dhe kanë pësuar rrahje të rëndë (2.5%).

-Format më të shpeshta të dhunës psikologjike të raportuar të jenë përjetuar nga nxënësit në klasat 6 deri në 9 janë si vijon: kanë të qenit objekt i sharjes (60.3%), tallje/poshtërim (40.4%), përjashtim nga një grup i nxënësve (24.2%), frikësim përmes shikimeve (22.6%), vjedhje e gjërave personale (21.5%), shkatërrim i gjërave personale (17.1%), kërcënim për lëndim (16.7%), kërcënim gjatë rrugës për shtëpi në shkollë (14.3%), kërcënim për zbulim të sekreteve (8.8%) dhe kërcënim prej bandave (7.6%).

-Format më të shpeshta të dhunës seksuale të përjetuara nga bashkëmoshatarët dhe të jenë përjetuar janë si vijon: ekspozim ndaj fotove me përmbajtje seksuale (12.8%), jeni shikuar fshehurazi gjatë ndërrimit të rrobave (10.3%), puthje me forcë (9.2%), prekje seksuale me forcë (9.1%), afrim/komente seksuale (8.5%), heqje e rrobave me forcë (7.2%) dhe thashetheme seksuale për nxënësin (5.8%).

-Rezultatet tregojnë prezencë të përjetimit të ngacmimeve përmes internetit si ngacmim/kërcënim përmes internetit/ telefonit (13.8%), thashetheme për ju përmes internetit/email/ facebook/media tjera sociale (10.8%), kërcënim/turpërim perms shpërndarjes së fotove (5.9%).

-Nxënësit kanë raportuar se kanë parë nxënës të tjerë me thikë në shkollë (32.5%), me armë zjarri (8.4%). Nxënësit kanë raportuar se janë kërcënuar me thikë (6.1%), kërcënuar me armë zjarri (2.1%) dhe se kanë përjetuar therje të qëllimshme (1.9%).

-Nxënësit që raportojnë nivele të ulëta të komunikimit në familje dhe nivele më të ulëta të kënaqshmërisë me raportet familjare raportojnë nivele më të larta të viktimizimit dhe nivele më ta larta të përdorimit të dhunës ndaj bashkëmoshatarëve.

– Nxënësit që raportojnë viktimizim fizik, psikologjik, kibernetik dhe seksual, raportojnë distres më të lartë psikologjik.

-Nxënësit që raportojnë viktimizim nga mësimdhënsit raportojnë distres më të lartë psikologjik.

Rezultatet e këtij studimi, dhe rekomandimet e bazuara në gjetjet e studimit dhe në literaturë, dhe të cilat do të prezantohen në publikim, synojnë të kontribuojnë në ofrimin e udhëzimeve konkrete, për parandalimin e dhunës, të cilat mund të përmirësojnë kualitetin e strategjive nacionale, të jenë të zbatueshme në nivel komunal, shërbejnë si udhëzues për mësimdhënësit në trajtimin e dukurive të dhunës në klasë dhe shkollë, përmirësojnë kualitetin e programeve parandaluese në të ardhmen, ngritin vetëdijen e prindërve për mbështetjen e fëmijëve të tyre në parandalimin e dhunës ose ballafaqimin me të, dhe ofrojnë bazë shkencore për studimet e radhës, nga studiues dhe institucione të tjera relevante në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …