leoni

Adil Behramaj kërkon nga opozita që ta dërgojë në Kushtetuese kryetaren Osmani për rastin e shkarkimit të Valdete Dakës

Adil Behramaj: Ende pa filluar gjykimi i tyre në Hagë, Albin Kurti i shpall kriminel ish-udhëheqësit e UÇK-së

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-kryetarit Thaçi i ka reaguar kryeministrit Kurti për deklaratën e mbrëmshme në Bruksel ku tha se në rajon ka ende kriminelë lufte që janë kryetarë partishë. Me anë të një postimi në rrjetin social, Behramaj ka akuzuar Kurtin se ai e ka pasur fjalën për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. “Në mes të natës, Albin Kurti i paska shpallur kriminel të luftës ish-udhëheqësit e UÇK-së. Ende pa filluar gjykimi i tyre në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët i kanë nga 3 dekada kontribut për lirinë tonë, Kurti si kryeministër i paska barazuar në Bruksel me shërbëtorët e regjimit të Millosheviqit. Kryeministër i kujt është ky?!”, ka shkruar Behramaj. Tutje, ai ka thënë se Kurti ka konstatuar tërthorazi se Kosova ka kryer detyrimin për dërgimin e kriminelëve të luftës në burg.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …