Avokati i ish-kryetarit Thaçi, Pierre Richard Prosper ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të Prokurorisë së Specializuar në lidhje me nxjerrjen e materialeve në çështjen e krerëve të UÇK-së. Ai në seancën e sotme tha se kjo sjellje e Prokurorisë është tallje, dhe se dokumentet, avokatët po i marrin copë-copë. Prosper shtoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pasur pesë vjet kohë në hetimet e saja dhe tani po ankohet. Madje e pyeti se pse po ankohen për prioritizime dhe çështje tjera. “Duhet të kuptojmë se si ky informacion që marrim përputhet. Kjo na sjellë talljen më të madhe të përgjithshme por nuk dua të testoj durimin tuaj. Ne po i marim dokumentet një nga një copë copë, ZPS ka që pesë vite që punon, dhe tani nuk janë gati, ankohen për prioritizime. Pyetja ime është: Pse e bëtë atëherë aktakuzën? Jemi në një fazë kur klientët tanë kanë humbur lirinë. Kjo shkel edhe të drejtat e njeriut. Duhet rregulluar menjëherë”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …