Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Mënyra se qysh po e prezanton Qeveria vettingun është një tendencë për ta marrë në kontroll drejtësinë

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se mënyra si Qeveria Kurti 2 po e prezanton vettingun është një përpjekje për kontrollim të drejtësisë. Ai në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, kritikoi programin qeverisës, të cilin e quajti më shumë si program të dëshirave sesa të planeve konkrete. “Kur flitet për vettingun kam përshtypjen se njerëzit ose elektorati dhe mendësia e disa këtu i sheh hekurat e burgut, ose prangat në duar të dikujt. Unë jam ithtar i vettingut, por ne e kemi parë, e kemi kaluar një herë vettingun në drejtësi, por ai nuk ka qenë i suksesshëm…Mënyra qysh po prezantohen është një tendencë për ta marrë në kontroll drejtësinë dhe për t’i dhënë mundësi pastaj opozitës për ta akuzuar qeverinë për kapje të shtetit, ashtu siç na keni akuzuar neve për nja 10 vjet”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …