Ben Emmerson: Gjykata Speciale nuk ka asnjë juridiksion për gjykimin në këtë formë të krerëve të UÇK-së

Ben Emmerson: Gjykata Speciale nuk ka asnjë juridiksion për gjykimin në këtë formë të krerëve të UÇK-së

Po vazhdojnë diskutime të ashpra në Gjykatën Speciale mes avokatëve mbrojtës dhe Prokurorisë së Specializuar. Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson,  tha se po dalin parashikimet që ka bërë ai në të kaluarën, kur thoshte se pretendimi i Prokurorisë për të nisur gjyqin në shtator, ishte krejtësisht absurd, ani pse për këtë ai thotë se ishte akuzuar nga kryetarja e Gjykatës Speciale tek shefat e misioneve të BE-së. Madje tutje Emmerson tha se Specialja nuk ka asnjë juridiksion për gjykimin në këtë formë të krerëve të UÇK-së. Kjo pasi sipas tij, askund në aktakuzë, mirëpo as në prova nuk  provohet se Veseli ka kryer krime. Në këtë konteskt, Emmerson tha se duke mos pasur akuza dhe prova nga Gjykata Speciale, në një situatë të tillë absurde, mbrojta s’ka as çka të hetojë. Duke u kthyer sërish në akuzat që i ka bërë Kryetarja e Dhomave të Specializuara, avokati i Veselit tha se pret që ajo të kërkojë falje.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …