Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons ka vazhduar kritikat dhe akuzat e tij të ashpra në drejtim të misionit ku më herët punonte. Duke iu referuar një reagimi të shefit të BE-së në Kosovë për Manastirin e Deçanit, Simmons ka thënë se EULEX ka bërë shkelje flagrante dhe abuzime me ligjin në Kosovë. Madje ka thënë se është shumë ironike që BE të thërras për respektim të ligjit duke pasë parasysh këto rrethana. “Është ironike që BE mbanë ligjërata për sundimin e Ligjit kur EULEX ka kryer, dhe kryen shkelje dhe abuzime flagrante të ligjit dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …