Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, ka bërë të ditur se është duke vazhduar realizimi i projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe se në kuadër të këtij projekti ka përfunduar shenjëzimi në rrugën “Xhelal Hajda-Toni” në qytetin e Rahovecit.