leoni

Latifi

Latifi reagon ndaj deklaratës së Glauk Konjufcës

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Smajl Latifi, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka deklaruar se bajraktarizimi i partisë së Haradinajt dëmtoi opozitën e bashkuar. Në një shkrim të afishuar në profilin e tij në Facebook, Latifi ka thënë se më i rëndësishëm se sa bajraktarizmi i shpifur i dikujt të VV-së si insinuatë tekanjoze ndaj AAK-së, është vazhdimi i betejave me përmasa gjithëpërfshirëse për kundërshtimin e vendosur dhe aktiv të marrëveshjeve të dëmshme për shtetin, i kundërshtimit të keqqeverisjes në Kosovë dhe i kundërshtimit të qeverisë antikushtetuese. “Kosova ka nevojë dhe interes jetik për ndryshime të mëdha dhe jo për lojë fjalësh e parodi ose koncepte plot me paradokse që duken prej aeroplanit. Ndërkohë që ne vazhdojmë me përkushtim punët tona rreth organizimit dhe mobilizimit për protestën gjithëpopullore të 14 majit!”, ka thënë Smajl Latifi në kundërpërgjigjen e tij drejtuar Glauk Konjufcës.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …