Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar kundër lajmit se Ministria e Jashtme ka propozuar që të lirohen nga detyra disa prej ambasadorëve të cilët i qeveria i cilëson si të emëruar politikisht. Haradinaj thotë se ky vendim është i papjekur politikisht dhe mund të ketë ndikim negativ në politikën e jashtme të Kosovës. “Vendimi i presidentes së Kosovës, me nismën e Ministres së Jashtme, për lirimin nga detyra të një numri ambasadorësh të Kosovës është i paprecedent dhe i papjekur politikisht që do të ketë ndikime negative në politikën e jashtme të Kosovës. Largimi i paparalajmëruar i Ambasadorëve të Kosovës, në mes të detyrës, në një periudhë të sfidave për shtetësinë e Kosovës e dobëson pozitën e saj dhe e dëmton angazhimin në ndërtimin e partneritet serioz me shtetet pritëse”, ka thënë ai. Haradinaj thotë se asnjë prej ambasadorëve nuk i ka shërbyer ndonjë partie politike.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …