Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Në mesin ambasadorëve të shkarkuar është edhe ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i cili ishte ambasador në Shqipëri. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka propozuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të lirojë nga detyra 12 ambasadorë nëpër botë që janë emëruar politikisht. Kjo ministri ka kërkuar të shkarkojë këta ambasadorë: Beqë Cufaj në Gjermani, Nait Hasani në Shqipëri, Arbër Vllahiu në Çeki, Lirim Grejqevci në Holandë, Shpend Kallaba, Gezim Kasapolli, Avni Kastrati, Gjergj Dedaj në Maqedoni, Hajdin Abazi, Ylber Hysa, Avni Arifi në Emiratet e Bashkuara e Amir Ahmeti. Raportimet për lirimin nga detyra  dhe tërheqjen nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti refuzohet sërish nga LDK për dialog, akuzat për përçarje dhe polarizim të jetës politike

Përpjekja e fundit e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të tërhequr LDK-në, në një …