Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhuroi 312 pako ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e Ferizajt

Në ambientet e Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhuroi 312 pako ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e Ferizajt. Për të pranuar këtë kontigjent, nga Komuna e Ferizajt doli nënkryetari Florim Bajrami si dhe zyrtari nga Zyra e Kryetarit të Komunës, Albion Sherifi. Ky i fundit në emër të institucionit të Komunës shprehi falënderimin për donatorin për këtë kontigjent pakosh ushqimore e higjienike të cilat do të shpërndahen ditëve në vijim për familjet në nevojë, mbështetje kjo nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë që është ofruar edhe në fazat e mëparshme të pandemisë me qëllim të lehtësimit të gjendjes të familjeve në vështirësi ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …