Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Afrim Dina, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt, gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika të rendit të ditës:
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit për këmbimin e pronës komunale me pronë private P-71510068-02440-0 Ratkoc;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit të rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim me pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës;
– Shqyrtimi i plotësim ndryshimit të vendimit 01 Nr.180/21, i datës 29.03.2021 të planit lokal për menaxhimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolomi i objekteve ndërtimore;
– Shqyrtimi i plotësimit të vendimit 01 Nr. 181/21, i datës 29.03.2021 të planit lokal për menaxhimin e mbeturinave të vëllimshme;
– Propozim Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Vendosjen e Objekteve të Përkohshme në Territorin e Komunës së Rahovecit 01 Nr.2558 të datës 27.06.2014;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit 01 Nr. 189 të datës 29.04.2021 për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit 01 Nr. 190 të datës 29.04.2021 për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit 01 Nr. 191 të datës 29.04.2021 për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
– Shqyrtimi i Propozim vendimit 01 Nr. 192 të datës 29.04.2021 për formimin e komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
– Informatë nga DSHPS-ja rreth pandemisë Covid-19;
– Informatë nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për periudhën Janar-Prill;