leoni

Arrihet armëpushim i ndërsjellë dhe i njëkohëshëm në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit pas disa ditë luftimesh

Arrihet armëpushim i ndërsjellë dhe i njëkohëshëm në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit pas disa ditë luftimesh

Izraeli dhe Hamasi siç duket po shkojnë drejt një armëpushimi. Kështu të paktën raporton “Reuters” duke iu referuar një zyrtari të Hamasit, i cili tha se bombardimet përtej kufirit të Rripit të Gazës do të ndërpriten që nga ora 02:00 e mëngjesit të së shtunës. Ky zyrtar tha se armëpushimi do të jetë i ndërsjellë dhe i njëkohëshëm. Raportet në fjalë vijnë një ditë pasi që presidenti amerikan, Joe Biden kërkoi nga Netanjahu, kryeministër i Izraelit, “ulje të përshkallëzimit në Rripin e Gazës”. Kujtojmë se që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, në konfliktin Izraelito-Palestinez, janë vrarë qindra persona, teksa janë plagosur mijëra të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese mund t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës, çdo 48 orë po përsëriten përpjekjet për të përfunduar konstituimin e …