Yuri Kim:

Yuri Kim: Nuk kam asgjë për të shtuar përveç atë që ka thënë Blinken, ditët e pandëshkueshmërisë të marrin fund

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, kur është pyetur të premten nga mediet për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar nga deklarata e bërë nga sekretari i Shtetit, Antony Blinker. “Nuk kam asgjë për të shtuar përveç atë që ka thënë Blinken”  ka thënë ajo, duke shtuar se nuk ia ka idenë për një padi të ngritur nga Berisha kundër Blinken ku ankimohet vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për shpalljen e tij “non grata”.  “Mesazhi është ky. Shqipëria po ndryshon. Është anëtare e NATO-s. Do të jetë në BE. Është një aleate  dhe mike e ShBA-së. Shteti ligjor duhet të mbizotërojë. Duhet të jetë i pastër dhe një vend i pasur. Të shkosh atje asnjë nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të shkojnë në fund. Dhe të gjithë duhet të punojmë. Nuk është projekt i ShBA-së dhe i juaj, por është i përbashkët i dy popujve tonë”, ka thënë ambasadorja Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …