leoni

OBSH: Lojërat Olimpike duhet të mbahen dhe t’i tregojnë botës se çfarë mund të arrihet me plan dhe masa të duhura

Sipas OBSH-së numri i viktimave nga Covid-19 mund të jetë tre herë më i lartë se ai që është raportuar deri me tani

Numri i viktimave nga koronavirusi mund të jetë tre herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Deklarata u bë nga ndihmësdrejtorja e Përgjithshme e OBSH-së, Samira Asma. OBSH-ja vlerëson se deri në muajin maj 2021 rreth 3 deri në 4 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. “Në të vërtetë ky numër mund të jetë dy ose tre herë më i lartë. Kështu që unë mendoj se mund të jenë rreth 6 deri në 8 milionë vdekje”, tha Asma. Ndërsa analisti i të dhënave në OBSH, William Msemburi dha detaje të kësaj llogaritjeje. “Ky vlerësim përfshin vdekjet e pa raportuara si dhe vdekjet për shkak të mungesës së kapacitetit spitalor, masave të izolimit që kanë kufizuar lëvizjen dhe faktorëve të tjerë”, tha ai. Koronavirusi është zbuluar për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …