Faton Klinaku

Faton Klinaku: Gjykata Speciale kundër UÇK-së do të dështojë bashkë me ata që kanë pozita të larta shtetërore, në Kosovë e në Serbi

Përfaqësuesi i Organizatës  së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se në  Gjykatën Speciale janë duke qëndruar kot ish-drejtuesit dhe ish-luftëtarët e UÇK-së, pasi sipas tij ata janë të pafajshëm. Prokurorët tashmë e dinë se do të dështojnë me turp dhe bashkë me ta të gjithë ata që me retorikën urrejtëse kundër UÇK-së kanë mbajtur apo po mbajnë pozita të larta shtetërore, në Kosovë e në Serbi. Të gjithëve u themi se luftëtarët e lirisë bënë luftë të pabarabartë, por fituan në fund.  Ne kishim për barrë të krijonim ushtrinë tonë çlirimtare, të çlironim vendin, të krijonim shtetin, ta shpallnim të pavarur dhe ta bënim të njohur në botë. Të gjitha këto i bëmë bashkë edhe pse dikur pak kush besonte se kjo mund të bëhej ndonjëherë në jetë dhe na sulmonin pa mëshirë, para luftës, gjatë luftës, pas luftës dhe pas pavarësisë. Ushtria jonë çlirimtare njihet për pastërtinë maksimale në veprimet luftarake dhe në përputhje me Konventat e luftës, tha mes tjerash Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …