Rahoveci, komuna e dytë në nivel vendi me performancën më të mirë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pranuar çmimin për performancën më të mirë komunale për vitin 2019, e cila është ranguar e dyta! Ky çmim është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Kryetari Latifi ka thënë se kemi edhe shumë punë para vetes, por jemi në rrugë të drejtë për t’u bërë shembull i mirë i qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës! Shfrytëzoj rastin që të falënderoj MAPL-në dhe donatorët: Qeverinë e Zvicrës, Qeverinë e Norvegjisë, dhe Qeverinë e Suedisë, për vlerësimin dhe çmimin e merituar, po ashtu, falënderoj ekipin tim, drejtorët e drejtorive për punën e tyre, të gjithë zyrtarët komunal dhe grupin e performancës për kontributin e tyre! Urime të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …