Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në praninë e Drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj, ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit: “Ndërtimi i Kompleksit Memorial në fshatin Retijë- Rahovec”. Kryetari Latifi ka thënë me këtë rast se, ndjehem mëse i kënaqur që pritet të realizohet ky projekt me rëndësi edhe historike, pasi që Retija ishte vatër e rezistencës ilegale të paraluftës edhe vatër e rezistencës dhe luftës së njësive të UÇK-së, të Brigadës 124 “ Gani Paçarizi” e i disa brigadave të UÇK-së. Retija e pagoi shtrenjtë lirinë e këtij vendi, duke dhënë 3 dëshmorë dhe 19 martirë nga ky fshat. Falënderoj Bislim Zogaj për ndihmën dhe bashkëpunimin! Lavdi të gjithë martirëve, dëshmorëve e heronjve të atdheut! U shpreh kryetari Latifi.