Eurodeputeti i Gjermanisë, Peter Beyer, përgjatë fjalimit që mbajti në Bundestag, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që “të bëjë detyrat e tij”, duke konsistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, derisa paralajmëroi se “kush nuk i bën detyrat, ngel”. Beyer, në fjalimin e plotë të publikuar në gjuhën gjermane, ka thënë se beson se Kurti mund ta bëjë një gjë të tillë. Ai kërkesa ka pasur edhe për shtetet anëtare të BE-së. Më konkretisht, ai ka apeluar që Holanda dhe Franca ta mbështesin liberalizimin e vizave të Kosovës pasi kriteret për liberalizimin janë përmbushur. “Populli i Kosovës janë të rëndësishëm për ne; ka shumë ushtar dhe ushtare, të punësuar civil që mbi njëzet vite e kryejnë angazhimin e tyre në mënyrë të vyjshme dhe të çmuar, të cilët duhet t’i falënderojmë nga zemra”, ka thënë tutje Beyer.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …