Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë buxhet shtesë nga Qeveria për organizimin e zgjedhjeve lokale

Kanë kaluar vetëm dy muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë organizimin e një tjetër procesi zgjedhor. Për këtë, KQZ-së do t’i duhet të kërkojë buxhet shtesë në Qeverinë e Kosovës, pasi një pjesë e buxhetit të planifikuar për zgjedhjet lokale u shpenzua për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën në shkurt. Ndonëse akoma nuk është shpallur data për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se ky institucion ka filluar me planifikimin e detyrave. Sipas ligjit për buxhetin e Kosovës të vitit 2021, në programin e zgjedhjeve kanë qenë të ndara 8 milionë euro. Zgjedhjet lokale, përmes së cilave do të zgjedhën kryetarët në 38 komuna dhe këshilltarët në 38 kuvende komunale, pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti. /EO/

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …