Masakra në Burgun e Dubravës është njëra ndër dëshmitë rrëqethëse të krimeve nga regjimi gjenocidal serb dhe e cila ende nuk ka marrë një përgjigje nga instancat e drejtësisë. Në 22-vjetorin e kësaj ngjarje të rëndë ku u vranë mbi 100 të burgosur, është bërë zbulimi i lapidarit i ngritur në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Burgut të Dubravë. 22 vite me parë në burgun famëkeq të Dubravës, kur serbët mbanin në arrest qindra shqiptarë, kishte filluar ploja mizore e ushtarëve dhe policëve serbë kundër të burgosurve shqiptarë. Aeroplanët e NATO-s kishin goditur atë shënjestër të ushtrisë serbe, pa ditur se ishte kamp ku torturoheshin dhe mbaheshin në burg shqiptarët. Gjatë tri ditëve serbët likuiduan në mënyra të ndryshme mizore 150 shqiptarë ndërsa ishin plagosur qindra të tjerë. Ky akt i shëmtuar në radhën e sa e sa akteve të tjera të mizorisë serbe ka mbetur i pandëshkuar nga gjykatat e UNMIK-ut, të EULEX-it, gjykatat vendore apo gjykata e Hagës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …