Në ambientet e Bashkësisë Islame të Kosovës, u shënua 70-vjetori i fillimit të punës së Medresesë së Ulët Shqiptare të Prishtinës

Në ambientet e Bashkësisë Islame të Kosovës, u shënua 70-vjetori i fillimit të punës së Medresesë së Ulët Shqiptare të Prishtinës

Sot, në ambientet e Bashkësisë Islame të Kosovës,  ish Medreseja e Ulët e Prishinës, me aktivitete përkujtuese, fjalime e debat shoqëror, në shënim të 70-vjetorit të fillimit të punës së Medresesë së Ulët Shqiptare të Prishtinës, në vitin 1951,  u mbajt një tubim i gjeneratave të para të Medresesë dhe të ftuar të tjerë, për të marrë pjesë në këtë përvjetor.

Në takim morën pjesë, Myftiu i Kosovës, mr.  Naim Tërnava, koordinatori dhe njëri ndër organizatorët e takimit, profesor dr. Feti Mediu,  disa ish medresistë, drejtori i Medresesë së Mesme të Lartë të Prishtinës, profesor Fadil Hasani, veprimtarë fetarë e  personalitete të njohura të fesë, arsimit e  kulturës shqiptare.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Myftiu, Naim Tërnava foli për kontributin e veçantë që ka dhënë kjo shkollë fetare, në të cilën, përveç lëndëve fetare mësoheshin edhe lëndë  shkencore e shoqërore  dhe përgatiteshin kuadro ndër më të aftët të sistemit shkollor të vendit, edhe pse fillimisht Medreseja nuk ishte përfshirë në sistemin arsimor të Kosovës së Pas luftës së Dytë Botërore.

Në këtë takim tematik e shoqëror evokuan kujtimet e tyre ish medresistë të shumtë, të cilët ende gëzojnë shëndet dhe merren me aktivitete, fetare, kulturore e shkencore.

Myftiu Tërvana në emër të Bashkësisë Islame shpërndau nga një komplet librash për personalitetet e njohura fetare si: Myderriz, Hafiz Bajram Agani, Myderriz, Sadri Prestreshi, Myderriz, Hasan Nahi, Haxhi Sherif Ahmeti, si dhe monografinë: Medreseja “Alaudin” e Prishtinës, (65-vjet në shërbim arsimit fetar dhe kombëtar). Nga një libër u kanë shpërndarë të pranishmëve edhe Feti Mehdiu, veprën “Kontribut për bibliografi kombëtare” dhe Ahmet Qeriqi, librin publicistik, Medreseja e Ulët e Mesme Shqiptare e Prishtinës (-një kontribut i veprimtarisë atdhetare).

Medreseja e Prishtinës, përveç hoxhallarë e imamë të njohur,  ka dhënë edhe veprimtarë të  çështjes kombëtare, në kohën e robërisë jugosllave e serbe si dhe pjesëtarë të  luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-së dhe ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në mesin e tyre më shumë se 30 dëshmorë të kombit. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …