Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëri prej ish-komandantëve më të suksesshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është prekur nga deklarata e papërgjegjshme dhe e dënueshme kombëtarisht e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Bruksel pas darkës me Borellin. Përveç reagimit në Kuvendin e Kosovës, kur e pyeti Kurtin se “a të ka rekrutuar ndonjë shërbim i Serbisë gjatë kohës sa ke qenë në burg”, Haradinaj është marrë më deklaratën e Kurtit edhe sot gjatë vizitës në Dubravë, me rastin e 22 vjetorit të masakrës atje. Haradinaj duke iu referuar fjalëve të Kurtit të thëna nga Brukseli, ka potencuar se është e gabueshme të thuhet se i gjithë Ballkani duhet të çlirohet nga kriminelët e luftës. “Duhet të jemi të guximshëm të themi të vërtetën, të kërkojmë të drejtën tonë, e drejta jonë ka me dal në dritë. Lavdi gjithë dëshmorëve që ranë për liri”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri Kurti pas darkës në Bruksel kishte deklaruar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të ecin përpara pa i eleminuar nga skena politike kriminelët e luftës. Në Ballkanin Perëndimor kemi edhe kriminel të luftës dhe kriminel të paqe të cilët dominojnë në institucione dhe parti politike, dhe kjo do të marrë fund, dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushtet edhe për më shumë shpresë, dhe më shumë besim në të ardhmen. Kemi përjetuar 4 luftëra në Ballkan, përgjegjësit për të cilët, dhe shumë prej fajtorëve, qoftë urdhërdhënës qoftë si ekzekutor vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet politik”, ka sqaruar Kurti.