Edi Rama: “Defender Europe 2021” do të jenë një pikënisje e re për marrëdhëniet ushtarake Shqipëri - Amerikë

Edi Rama: “Defender Europe 2021” do të jenë një pikënisje e re për marrëdhëniet ushtarake Shqipëri – Amerikë

Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare pjesë e stërvitjes “Defender Europe 2021”, zhvilluan të dielën një ditë të hapur për publikun në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ndryshe kjo është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë. Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shprehu mirënjohjen të gjithë ushtarakëve të përfshirë në stërvitje. Ai tha se kjo stërvitje nuk do të përmbyllë ndikimin e Shteteve të Bashkuara në Forcat e Armatosura të vendit, por do të jenë një pikënisje e re për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …