Dëshmori kombit Sali Ferizaj u lind me 15 janar të vitit 1980 në fshatin Kodrali të Deçanit në një familje të ndershme, bujare dhe me tradita atdhetare. Ai në trungun familjar e mori edukimin e parë në të cilin u frymëzua në frymën patriotike e cila atë e përgatiti atë që po të jetë nevoja edhe jetën më sakrifikua pa mëdyshje për liri e atdhe. Këto atribute atdhedashëse ai i shfaqi edhe gjatë shkollimit fillor në shkollën fillore të Izniqit. Ndërsa shkollimin e mesëm e filloi në Deçan të cilin e vijoi deri në vitin e katër por që nuk e përfundoi për shkak të rrjedhës së kohës dhe fillimit të luftës.
Prindërit Muhamet dhe Zade Ferizaj lind dhe rritën më përkushtimin më të madh tre djem dhe tri vajza. Ndërsa Saliu ishte i treti më radhë nga të gjithë fëmijët. Më daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ai nuk priti edhe shumë për tu bërë pjesë e saj, në vitin 1998 ai bashkohet më shqipet liridashëse të cilët donin t’ia sjellin lirinë e Kosovës. Ai ishte sistemuar he inkuadruar fillimisht në fshatin e tij të lindjes e më vonë edhe në kuadër të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” që ishte pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit ndërsa më vonë është radhitur edhe në Batalionin e Tretë Gardist që njihej si strukturim më përbërjen e djemve më elitarë të luftës në Rrafshin e Dukagjinit për ndërhyje dhe aksione të specializuara ushtarake.
Në këtë njësi elite Saliu e kishte treguar vetën duke shfaqur guxim dhe heroizëm të pa shoq në shumë beteja dhe shumë aksione të ndërmarra kundër armikut në Zonën Operative të Dukagjinit në të cilën ishin dislokuar forca të shumë ushtarake e policore më makineri të fuqishme të luftës për faktin se kjo Zonë e UÇK-së ishte më organizuara dhe për faktin se përmes kësaj treve kalonte armatimi dhe furnizimi me armë e municione për vatrat e tjera të luftës në Kosovë.
Një ndër betejat më të theksuara ku ai ishte në ballë të fronit më bashkëluftëtarët e tij është Beteja në Gredaja të Carabregut, pastaj në Ratishë, në Dashinoc, Në Maznik, në Vrancë, Buçan, Zhebel e shumë vende të tjera. Duke qenë trim dhe i fuqishëm Sali Ferizaj në ditën 24 majit 1999 merr urdhrin nga eprorët e tij për transportimin e të plagosurve drejt kufirit të Shqipërisë më qëllim të shërimit të tyre në kushte më të mira ai bie në pritën e pabesisë të forcave serbe në bjeshkët e Belegut, gjatë luftimeve ai plagosët rënd.
Ndonëse i plagosur ai nuk ndalet duke vepruar edhe për gjatë ditë të tjera në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja. Më gjithë plagët që i kullonin gjak ai nuk ndalej se vepruari dhe ishte aty ku kishte nevojë për një pushkë më shumë, për një istikam që hidhte zjarr në drejtim të armikut që po i numëronte ditët e fundit të pushtimit të kësaj toke arbërore. Por sërish bie në prit të forcave serbe në fshin Strellc të Poshtëm.
Atë arrijnë që ta kapin të gjallë të cilin më pas e torturojnë mizorisht dhe më pas trupin e tij e hedhin në një pus. Ndërsa pas çlirimit të Kosovës më 9 gusht të vitit 1999 është gjetur trupi i tij i cili është varrosur në vendlindje.
Sali Ferizaj ra në altarin e lirisë në lulen e rinisë së tij. Ai kishte shumë ëndrra që u ndërprenë, ai e ëndërronte lirinë e Kosovës e cili agoi shumë pak ditë pas rënies së tij. Saliu u bashkua më shokët e idealit e të betejave që shkuan në përjetësi për tu bërë bazament i fuqishëm i lirisë së atdheut. Pas luftës familja Ferizaj ka marrë mirënjohje nga shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nga institucionet lokale dhe qendrore.