Ditë më parë nga një infarkt në zemër u nda nga jeta, në moshën 52 vjeç, prindi, bashkëshorti, vëllai, xhaxhai dhe revolucionari i orëve të hershme të çështjes sonë kombëtare, XHEVDET MUSË BALA. vëllai i dëshmorëve të Atdheut, Gani e Xhafer Bala. Ndërsa sot ishte në kullën e Balajve të Isniqit komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj për të ngushëlluar familjen e veprimtarit të çështjes shqiptare me rastin e ndarjes nga jeta të ,vëllait i cili nga mosha 16 vjeçare u radhit në ilegale krah për krah me burrat e asaj kohe Nuhi Berisha, Enver Topalli, Malë Morina, Sali Çeku e shumë të tjerë që sot akoma janë në jetë të cilët e kishin strehë të sigurt kullën e Musë Mehmeti nga Isniqi i Shqipërisë! Më këtë rast Haradinaj familjes Balaj i ka ndarë një mirënjohje për kontributin e dhënë për lirin e atdheut.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …