Nyja tjetër që lidh rrugët “Ahmet Kaçiku” dhe “Emin Duraku” në Ferizaj, brenda pak javësh do të transformohet rrënjësisht, me ndërtimin e nënkalimit për këmbësorë, që është vazhdim i nënkalimit ekzistues tek Xhamia e Madhe, për t’i dhënë siguri maksimale qarkullimit të këmbësorëve dhe lehtësi veturave që frekuentojnë këtë pjesë.