Albin Kurti

Albin Kurti kërkon që të ndalet fushata e Serbisë për pasivizimin e adresave në shqiptarëve në Kosovën Lindore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është duke e përcjellë me vëmendje situatën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore. “Kjo fushatë kundër banorëve shqiptarë  është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet sa më parë”, citohet të ketë thënë Kurti gjatë një takimi me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa. Sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Kurti, çështja e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare, posaçërisht është intensifikuar në Medvegjë. Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011. Çështjen e pasivizimit të adresave e kishte ngritur më herët edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …