Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos mbajtjen e premtimeve që i kishte dhënë gjatës fushatës elektorale. Hoxhaj ka thënë se Kurti gjatë fushatës kishte përmendur ‘makro-shengen shqiptar’ mes Kosovës dhe Shqipërisë, por ka thënë se sot raportet me Shqipërinë janë të ftohura si asnjëherë më parë. Ai ka përmendur edhe mbështetjen që Kurti i ka dhënë planit për ‘mini-shengenin ballkanik’, projekt ky të cilin e kundërshtonte gjatë kohës sa ishte në opozitë. “Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?”, ka shkruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …