Televizioni Publik i Kosovës, i akuzuar në vazhdimësi se ka qenë i kapur nga pushteti dhe ka derdhur 1 milion e 630, 487 mijë euro në llogarinë bankare të organizatës, BIRN, të drejtuar nga Jeta Xharra. Këto pagesa të majme për dy emisione të prodhuara nga BIRN dhe të transmetuara në RTK, ka kohë që janë ndërprerë. Në RTK, kanë thënë publikisht se Xharra po u bën presion për vazhdimin kontratës. Xharra nga ana tjetër ka refuzuar të flasë. Në një dëshmi publike para anëtarëve të një komisioni parlamentar, më 28 prill të këtij viti, Sali Bashota e ka akuzuar Jeta Xharrën, drejtoreshën e Rrjetit BIRN, për presion dhe shantazh që lidhet me vazhdimin e një kontrate të majme në favor të organizatës së saj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …