Pushteti qendror dhe lokal koordinohen për mbështetjen e diasporës për investime

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Shqipe Krasniqi, Drejtoresh e Departamentit për përkrahje të investimeve të Diasporës nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Shani Hamitaga, udhëheqës i divizionit për koordinim të investimeve të Diasporës dhe Linda Tahiri, zyrtare për koordinim të investimeve të diasporës. Takimi ishte rast që kryetari Suma ti njoftoj mysafirët lidhur me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit, perspektivën e zhvillimit ekonomik si dhe sfidat me të cilën po përballet komuna e Hanit të Elezit. Ndërsa Shqipe Krasniqi, Drejtoresh e Departamentit për përkrahje të investimeve të Diasporës e njoftoi kryetarin Suma lidhur me aktivitetin që ky departament ka filluat ta realizoj me qëllim inicimin e bashkëpunimit sa më të mirë ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, ku për qëllim janë qytetarët tanë në diasporë, përkatësisht krijimi i kushteve sa më të mira për mbështetjen e investitorëve potencial të afaristëve tanë në diasporë por edhe të afaristëve të vendit që zhvillojnë afarizëm në vendet e tjera. Shani Hamitaga, udhëheqës i divizionit për koordinim të investimeve të Diasporës tha se për të realizuar këtë strategji komunat duhet hartojnë profilin ekonomik të komunës bazuar në planet zhvillimore ku do të prezantohen potencialet ekonomike të komunave dhe ofrimin e sa më shumë informatave për mundësit që komunat mundë të ofrojnë si lehtësime dhe përkrahje për afaristët potenciale që dëshirojnë të investojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …