Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë diskutimi për shqiptarët në Kosovën Lindore. Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se vetëm Amerika mund ta detyrojë Vuçiqin që ta njohë Kosovën. Deklaratat e kryetarit serb se nuk do të njohë Kosovës, deputeti Shaip Kamberi i sheh si pjesë të fushatës së tij dhe se nëpërmjet këtyre deklaratave fshihen qëllime të tjera. Zyrtarët e Kosovës Lindore nuk janë ftuar akoma nga kryeministri Kurti për të shprehur qëndrimin e tyre për dialogun, deklaron Kamberi. Kërkesën e Serbisë për krijimin e Asosacionit te Komunave Serbe në veri të Kosovës, deputeti Kamberi e sheh si synim të Serbisë për të krijuar diçka autonome brenda Kosovës. Mos reagimin e administratës së kryetarit Biden për dialogun Serbi- Kosovë, Kamberi e sheh si të vonuar.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …