leoni

Mbi 23 mijë e 600 nxënës nga e gjithë Kosova sot do t'i nënshtrohen testit të arritshmërisë në shkencat ekzakte

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta të premten pritet që t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta të premten do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme. Testi do të ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore e ato natyrore, ndërsa edhe këtë herë nuk do të ketë kriter kalimi por që pikët e mbledhura u shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm. Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi, thotë se gjithçka është gati për mbajtjen e këtij testimi, derisa thekson se edhe rregullat për mbrojtje nga COVID-19 do të respektohen. Testi i arritshmërisë do të mbahet në 155 qendra testimi në nivel vendi, ku për monitorimin e mbarëvajtjes së këtij testi do të jenë të angazhuar mbi 2 mijë administratorë. Për shkak të mbrojtjes nga përhapja e pandemisë COVID-19, Elezi potencon se në klasa do të jenë vetëm nga 15 nxënës. Ai shprehet se kanë ndërmarrë të gjitha masat anti-COVID, ku çdo klasë do të jetë e pajisur me dezinfektues dhe nxënësit do të hyjnë në qendra të testimit vetëm me maska.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari, Halil Çadraku ka thënë se shumë dokumente që iu kanë prezantuar atij e përmbajnë siglën e shërbimit serb

Dëshmitari, Halil Çadraku ka thënë se shumë dokumente që iu kanë prezantuar atij e përmbajnë siglën e shërbimit serb

Dëshmitari, Halil Çadraku gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka thënë se shumë dokumente që …