leoni

Instituti Demokracia për Zhvillim

D4D lansoi hulumtimin: “Mini-Shengeni dhe Bashkëpunimi Rajonal: Nevojiten 6 shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor”

Ky hulumtim shqyrton fillimin e mini-Shengenit si ide rajonale dhe të ardhmen e saj. Fokusi i këtij hulumtimi është në origjinën e idesë së mini-Shengenit dhe reagimin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Vëmendje e veçantë në këtë hulumtim i është kushtuar refuzimit fillestar të Kosovës për t’ju bashkëngjitur iniciativës, duke ofruar informata nga anketat e realizuara me qytetarë në dhjetor të vitit 2020 në Kosovë. Në fund, hulumtimi përfundon me një skenar të mundshëm rreth së ardhmes potenciale të mini-Shengenit, duke marrë parasysh gjendjen aktuale politike. Gjithashtu, hulumtimi shfaq sfidat kryesore te iniciativës duke i dhënë theks të veçantë mungesës së mekanizmave strategjik, koordinues dhe zbatues.

Pjesë e panelit në këtë diskutim ishin Donika Emini, Drejtore Ekzekutive e Civikos dhe Marko Savkovic, Drejtor Ekzekutiv i BFPE, të cilët analizuan dhe komentuan mbi këtë punim dhe temës së bashkëpunimit rajonal. Z. Savkovic potencoi se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal duke vënë theksin mbi bashkëpunimin ekonomik, i cili mund të vijë si rrjedhojë e bashkëpunimit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, e duke kritikuar barrierat e theksuara, siç janë qarkullimi i mallërave dhe njerëzve. Tutje, znj. Emini vlerësoi se që nga Samiti i Selanikut i vitit 2003, ka mbizotëruar fryma e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, dhe është tentuar që të aplikohen mësime nga bashkëpunimi rajonal i shteteve të Vishegradit. Ajo gjithashtu e quajti mini-Shengenin si një mbindërtim të nismave ekzistuese rajonale.

Në mënyrë që iniciativat rajonale të jenë efektive, secili vend duhet të bashkëpunojë me njëri-tjetrin. Në këtë drejtim, mini-Shengeni do të absorbohet si një strukturë më e gjërë përbrenda Tregut të Përbashkët Rajonl (CRM).

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …