leoni

Mustafë Krasniqi: TAKIMI I KRYESISË SË KËSHILLIT KOORDINUES TË ARSIMTARËVE NË DIASPORË ME MINISTREN E ARSIMIT, ARBËRIE NAGAVCI

Mustafë Krasniqi: TAKIMI I KRYESISË SË KËSHILLIT KOORDINUES TË ARSIMTARËVE NË DIASPORË ME MINISTREN E ARSIMIT, ARBËRIE NAGAVCI

Më 25.05.2021 Kryesia e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), mbajti takim njoftues, përmes platformës virtuale, me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci.

Kryetari i KKAD-ë, Dr. Vaxhid Sejdiu, përshëndeti ministren, e falënderoj për takimin si dhe e informoi për punën, qëllimet, vizionin dhe misionin e KKAD-ë. Po ashtu e informoi për organizimin e shkollave shqipe në mërgatën shqiptare, konkretisht për sfidat  dhe gjendjen aktuale të shkollave shqipe.

Ministren e njoftoi edhe për përgjegjësinë që ka marr mbi vete KKAD-ë rreth mësimdhënies të unifikuar, e të koordinuar, si një faktor i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në funksionimin e mbrojtjes së gjuhës shqipe. Duke theksuar se vizioni ynë është që të përfshihemi në hartimin e teksteve dhe zgjedhjeve didaktike për t’i siguruar kompetencat e nevojshme gjuhësore dhe kulturore, me theks të veçantë theksoj se themelimi i KKAD-ë lindi si nevojë e domosdoshme, e kohës, e cila u themelua më 04 korrik 2020, më qëllim të  unifikimit të shkollave shqipe. Misioni i KKAD-së është mbrojtja e gjuhës dhe e identitetit kombëtar, të mbështetur në baza të forta didaktike, linguistike dhe ato shkencore. Dhe, për të arritur qëllimin e dëshiruar në punën  e mëtutjeshme na duhet njohja institucionale tha Sejdiu.

Më pas fjalën e mori Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, e cila theksoj se do të angazhohet, që pas këtij takimi, të vendoset bashkëpunim institucional, me synimin për ngritje të cilësisë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në mërgatë.

Ministrja e njoftoi kryesinë e KKAD-së,  se Kosova dhe Shqipëria tashmë kanë formuar një grup punues për hartimin e teksteve të gjuhës shqipe, duke e vlerësuar këtë një hap të rëndësishëm për hartimin e teksteve cilësore, të cilat i plotësojnë standardet e nevojshme për ngritje të cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.  Po ashtu u shpreh e gatshme për t’i trajtuar kërkesat që janë në interes të shkollës shqipe dhe në të mirën e fëmijëve të mërgatës shqiptare, tha Nagavci.

Dhe në fund, u pajtuam për një bashkëpunim sa më të dobishëm në shërbim të shkollës shqipe sepse nëpërmjet një bashkëpunimi të përgjegjshëm  do të arrihen edhe qëllimet e parashtruara.

 

Mustafë Krasniqi, Përgjegjës i sektorit për informim (KKAD-ë)

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …