Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të duhej të pranonte publikisht se pjesëtarë të komuniteteve i vendosi në kampe në veri të Mitrovicës, që ishin të helmuara me plumb. Kështu ka vlerësuar Komisioni Këshilldhënës për të Drejtat e Njeriut, pas ankesës së 138 pjesëtarëve të komunitetit rom, ashkali e egjiptian, të cilët kanë jetuar në pesë kampe të administruara nga UNMIK-u. Ankuesit kanë pohuar se janë helmuar nga plumbi si dhe si pasojë e mungesës së higjienës janë përballur me probleme shëndetësore. Me këtë rast, Komisioni Këshilldhënës i UNIMIK-ut ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që t’u ofrojë dëmshpërblim financiar këtyre komuniteteve që banojnë në këto kampe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …