Dardan Molliqaj: Albin Kurtit nuk i mjafton krejt pushteti, ai e do shpirtin dhe mendjen e secilit

Dardan Molliqaj: Albin Kurtit nuk i mjafton krejt pushteti, ai e do shpirtin dhe mendjen e secilit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka publikuar një fotografi, ku pretendon se zëvendësministri Durmishi, shihet teksa ha drekë me siç ka thënë ai fituesin e tenderit të parë. Molliqaj ka thënë Kurtit nuk i mjafton krejt pushteti, por e do mendjen dhe shpirtin e secilit. “Nuk i mjafton krejt pushteti, e do shpirtin dhe mendjen e secilit. Kurti i paska nisur kritikat për opozitën. Opozita s’paska dije përballë tij. I ka të patejkalueshme kualifikimet e rangimet. Tipike për “mësuesit e mëdhenj” – ata që të vërtetën, botën e historinë e kane të lidhur për kërthizën e tyre.Më shumë se sa opozitën, Kurti po e shpalos veten. Ai e don një opozitë që s’sheh më shumë se sa nuancë brenda totalitetit të tij diskursiv”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …