Në fshatin Sapniq të Komunës së Rahovecit, kanë filluar punimet për instalimin e ndriçimit publik të këtij fshatin. Punimet kanë filluar nga rruga kryesore prej Fortesës e deri në përfundim të fshatit. Përparim Krasniqi, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit ka thënë se kanë filluar punimet për instalimin e ndriçimit publik në fshatin Sapniq, në të njëjtën kohë do të rregullohet ndriçimi edhe në Lagjen Gashi në fshatin Fortesë. “Projekti i ndriçimit publik do të vazhdojmë në fshatrat Hoqë e Vogël, Brestoc, Kramavik, Senoc, Pastasellë, Polluzhë, Pataqan i Poshtëm, Pataqan i Epërm, Vrajak, Bratatin e deri në përfundim të çdo lagje dhe vendbanimi”, ka thënë drejtori Krasniqi.