Në kuadër të projektit të riparimeve në shkolla, projekt ky që është investim i komunës së Rahovecit, po vazhdojnë punimet në oborrin e shkollës fillore “Nesimi Elshani” në Nagavc, ku përveç ndërtimit të rrethojës, po bëhet rregullimi i oborrit të shkollës dhe i fushës sportive.