Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur për sot mbledhjen e radhës së qeverisë së Kosovës ku pritet lehtësimi i masave kundër koronavirusit, ashtu siç është arritur pajtueshmëria me bizneset gjatë kësaj jave. Ndër masat kryesore që pritet të ndërmerren, është heqja e orës policore, shtyrja e orarit të punës së gastronomisë deri në orën 23:00, lejimi i dasmave dhe ahengjeve nga 15 qershori si dhe masa tjera. Mbledhja e qeverisë mbahet në orën 18:00. Lirimi i masave pritet të ndodhë pasi që në Kosovë tanimë ka rënë ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19, si dhe i fataliteteve.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …