Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar dje Asociacionit të Komunave të Kosovës, Teste Rapide Atigjen në vlerë prej 476 mijë dollarë. Lajmi është bërë i ditur nga AKK-ja, teksa në njoftim thuhet se këto teste do ta lehtësojnë testimin e shtuar në komuna të Kosovës. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dje i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës Teste Rapide Atigjen në vlerë prej 476.000$ me përkrahjen e programit për Ndihmë Humanitare #EUCOM. Testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme. Koloneli Steve Rose dhe Majorja Courtney Olson ishin të pranishëm gjatë këtij dhurimi së bashku me Z.Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …